Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, që është komision funksional për çështjet minerare, u njoftua sot nga Bordi i KPMM-së, së në minierën e Artanës kanë humbur jetën dy punëtorë.
Pas marrjes së informatës, kryetari i Komisionit, Endrit Shala, i shoqëruar nga deputeti Ferat Shala, doli në vendngjarje për të parë nga afër avarinë e ndodhur.
Në vendngjarje deputetët u njoftuan nga kryetari i Bordit të KPMM-së, Musa Shabani, së punëtorët që humbën jetën janë një xehetar dhe një inxhinier, dhe se ngjarja ka ndodhur me rastin e shembjes së pjesës tavanore të punishtes, në të cilën ata ndodheshin gjatë kohës sa ishin duke kryer punën e tyre. Tre punëtorët e tjerë nga punishtet e tjera, ndërkaq, i kanë shpëtuar shembjes dhe kanë pësuar lëndime te lehta trupore.
Drejtuesit e KPMM-së i njoftuan deputetet se reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm. Në vendngjarje kishin shkuar anëtarët e Bordit, kryeinspektori i KPMM-së dhe njësia e shpëtimit dhe e ndihmës së parë. Kjo e fundit u kishte ofruar ndihmën e parë punëtorëve të lënduar.
Më këtë rast kryetari i Komisionit parlamentar për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, Endrit Shala, në emër të komisionit u shpreh ngushëllime familjeve të minatorëve./arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...