Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka deklaruar se gjendja pas vërshimeve të fundit në komunën e tij është e rënduar.
Përmes një postimi në Facebook, Elezaj tha se dëmet janë të konsiderueshme në pronat publike, ekonomitë familjare dhe bizneset,
“Gjendje e rënduar nga vërshimet në Klinë Edhe në këto orë jemi në terren për të parë nga afër gjendjen pas vërshimeve. Dëmet janë të konsiderueshme në pronat publike, ekonomitë familjare dhe bizneset. Aktualisht jemi duke u marrë me menaxhimin e situatës, e cila paraqitet mjaft e rënduar. Në ditët në vijim do të formohet komisioni për vlerësimin e dëmeve dhe do të kërkohet mbështetje edhe nga institucionet qendrore për kompensimin e dëmeve ekonomike. U bëjmë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe që, në rast nevoje, të raportojnë te shërbimet emergjente të komunës”, shkruhet në njoftimin e Elezajt.
Kancelari gjerman thirrje për një BE më vetëbesuese: Tregu y...
Klubi i Serie A synon transferimin e Mërgim Vojvodës
Zyra e Presidentes: Ftesa drejtuar BE-së për vëzhgimin ndërk...
KFOR rrit gatishmërinë me stërvitje në Pejë
Dogana e Kosovës sekuestron mbi 3 mijë e 400 adapterë të fal...
Thirrjet fyese në protestë, Rama: Nëse ky është vizioni juaj...