EKSKLUZIVE | Shefi i operativës së Policisë në Mitrovicën e Veriut, darkon me kriminelin serb Veselinoviq

18:49 | 1 Nëntor 2017

Shefi i operativës së Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Zhelko Bojiq është takuar me Zvonko Veselinoviq i cili është i dyshuar për krime në Kosovë e Serbi.

Burime të portalit arbresh.info kanë thënë se Bojiq ka një bashkëpunim me të dyshuarin Veselinoviq si dhe me të dyshuar tjerë që kanë kryer krimE në shtetin e Kosovës e po ashtu edhe të Serbisë.

Këto burime i kanë dërguar portalit arbresh.info disa fotografi ku shihet shefi i operativës së Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut së bashku me Veselinoviqin dhe të dyshuarit e tjerë teksa darkonin.

Këto burime po ashtu kanë thënë se familja Bojiq ndihmojnë aktivitetet kriminale të grupit të Zvinko Veselinoviqit në veri./arbresh.info/

23135085_10215039015551810_736811098_o-300x169

23114976_10215039015511809_1498209077_n-292x300

23135085_10215039015551810_736811098_o-681x383

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara