Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka reaguar pas ndalimit të Ramush Haradinajt në Lubjanë.
Ai tërthorazi e ka akuzuar edhe Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ata që kanë biseduar dhe po bisedojnë çdo ditë me Serbinë në Bruksel, se sa të pa interesuar janë për të mbrojtur qytetarët e vendit nga veprimet arbitrare e kriminale të pasuesve të Millosheviqit.
Postimi i plotë i Limajt në Facebook:
Rasti i z. Haradinaj sot tregoi më së miri se ata që kanë biseduar dhe po bisedojnë çdo ditë me Serbinë në Bruksel, se sa të pa interesuar janë për të mbrojtur qytetarët e vendit nga veprimet arbitrare e kriminale të pasuesve të Millosheviqit.
Në vend që të kushtëzohej Serbia për t’i ndalur këto veprime, ata siç po shihet as që e kanë ngritur këtë çështje në bisedime me palën serbe.
Fatkeqësisht kjo është gjendja në këtë vend, ku drejtuesit e kanë hallin e vet e jo mbrojtën e qytetarëve dhe interesat e shtetit.
Sot z. Haradinaj ballafaqohet me maltretime procedurale, e neve nuk na mbetet tjetër veç se të kërkojmë nga autoritetet sllovene të bëjnë atë që ka qenë dashur ta bëjnë ata që për disa vite përqafohen e bisedojnë me pasuesit e Millosheviqit.
Prandaj kërkojmë nga autoritetet sllovene ta lirojnë menjëherë kryetarin e AAK-së, njëherësh deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
F. L.
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...