Ka përfunduar intervistimi edhe i kreshefit të AUV-it, Bekim Hoxha nga Prokuroria Speciale lidhur me lidhur me kontratën e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.
Pas intervistimit, avokati i Hoxhës, Artan Çerkini një një prononcim para mediave tha se klienti i tij është liruar në procedurë të rregullt.
“Hoxha është intervistuar. E ka dhënë një deklaratë. Konsiderojmë që nuk ekziston asnjë lloj dyshimi se ka kryer ndonjë vepër penale. Për vazhdimin e hetimeve do t’u mbajmë të informuar. Në cilësinë e të dyshuarit, mirëpo është liruar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Çerkini.
Ndryshe, pak orë më parë ka përfunduar edhe intervistimi i ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci për kontratën e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.
Ndërsa sot gjatë ditës, janë kryer bastisje në katër lokacione në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillim Bujqësor, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisëdhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Peci po intervistohet si i pandehur për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksident trafiku në...
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...