Prokuroria Themelore në Prizren bën të ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë mësuesi i cili akuzohet për pedofili, dhe që u gjet nga emisioni “Piranjat” i ABC News.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar opinionin publik se me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar i dyshuari F.K., në kohëzgjatje prej 48 orëve.
“I dyshuari F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin për media./arbresh.info/
LAJMI I FUNDIT| Arrestohet mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit