Policia e Kosovës ka arrestuar sot mësuesin 70-vjeçar nga Prizreni, i cili po dyshohet për pedofili.
zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar lajmin për arbresh.info, ku ka thënë se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Po ju konfirmoj se i dyshuari F.K është arrestuar dhe shoqëruar në polici. I njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonalë”, tha Gashi.
Kujtojmë se emisioni nga Shqipëria, ra në gjurmë të pedofilit 70-vjeçar nga Prizreni, me profesion mësues përmes një prezantimi në rrjetet sociale. Për ta vënë në grackë ‘agjentja” e ‘Piranjave’, hap një adresë false në rrjetet sociale duke u shtirur si adoleshente me emrin Kejsi.
Kaq ka mjaftuar që mësuesi t’i bëjë kërkesë miqësie adoleshentes, më pas të nisë me të bisedat erotike dhe të lënë një takim në qytetin e Prizrenit./arbresh.info/
I dyshuar për pedofili, Prokuroria nis hetimet për profesorin në Prizren
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...