Të dielën në një qendër tregtare në Deçan dyshohet të jetë kryer një vjedhje e armatosur.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur se i njëjti ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është arrestuar vëllai i tij pasi që i njëjti kishte kanosur verbalisht zyrtarët policor derisa ishin në bastisje.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE & VJEDHJE E RËNDË & KANOSJE Rr. Luan Haradinaj, Deçan / 29.12.2024-18:35. Dyshohet se në një qendër tregtare është kryer një vjedhje nga një person i dyshuar i armatosur. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë ndërkohë i njëjti i ka kanosur verbalisht tre zyrtarët policor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është arrestuar vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka kanosur verbalisht zyrtarët policor derisa ishin në bastisje. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit-vëllezër janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info/
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...