Molliqaj kritikon Osmanin: Po fshehet pas Ibrahim Rugovës nga panika që do të humb

18:23 | 1 Qershor 2026
E.G

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ish-Presidenten Vjosa Osmani, duke e akuzuar se po e përdor figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova për qëllime elektorale.

Sipas tij, Osmani “po fshihet pas Ibrahim Rugovës nga panika që do të humbë”. Sipas tij, ajo nuk po shtyn përpara ide, çështje apo parime politike, por po kërkon pushtet personal.

“Vjosa Osmani po fshehet pas Ibrahim Rugovës nga panika që do të humbë. A e dini pse e ka këtë panik? Se në thelb nuk ka as ide, as çështje e as parime që po i shtyn përpara. Veç po kërkon pushtet për vete. Bile edhe duke e përdorë Rugovën me simbole të gabuara”, ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj ka bërë thirrje që më 7 qershor të votohet PSD-ja, të cilën e ka paraqitur si forcë që, sipas tij, mund të bëjë “opozitë përnime”.

“Me 7 qershor votoje një parti që mund të bëjë opozitë përnime”, ka shtuar ai./Arbresh.info