Mbrojtësi i Hoffenheimit, Albian Hajdari ka folur për herë të parë kaq hapur rreth vendimit të tij për të përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës, duke lënë pas Kombëtaren e Zvicrës, pavarësisht se kishte qenë pjesë e grumbullimeve të saj më herët.
Ai ka qenë pjesë në disa grumbullime me helvetët, madje kishte luajtur 45 minuta në një ndeshje miqësore, shkruan Arbresh.info
Megjithatë, pasi nuk kishte debutuar në ndeshje zyrtare, ai kishte të drejtë të ndryshonte përfaqësim kombëtar.
Në një intervistë të gjatë për mediumin zviceran watson.ch, ai ka prekur tema të ndryshme, ndër to edhe reagimet e njerëzve në Zvicër pasi ai zgjodhi Kosovën.
Vendimi i tij ka shkaktuar reagime të shumta në Zvicër, por Hajdari thotë se ishte i përgatitur për këtë situatë.
Ai ka zbuluar se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese në rrjete sociale, por nuk i ka marrë shumë seriozisht.
“Ka pasur edhe kërcënime dhe ofendime shumë personale. Disa persona më kanë shkruar se e dinë ku jetoj unë dhe prindërit e mi, madje se do t’i sulmojnë ata nëse nuk jam në shtëpi. Këto mesazhe në rrjete sociale nuk i marr shumë afër zemrës, por familja ime është prekur më shumë.”
Në fund, Hajdari ka theksuar se nuk pendohet për zgjedhjen e tij, edhe pse Zvicra do të marrë pjesë në Kupën e Botës, ndërsa Kosova jo.
“Unë nuk jam njeri që pendohem. Vendimin që e marr e qëndroj prapa tij 100%. Kosova është një shtet i ri dhe ka shumë për të arritur. Dua të jem pjesë e kësaj historie”, përfundoi ai.
Kampionati Botëror nis me 11 qershor të këtij viti dhe luhet në Amerikë, Meksikë dhe Kanada, derisa Kosova e humbi mundësinë për pjesëmarrje pas disfatës 0-1 në Prishtinë nga Turqia në finale të play-offit.
Hajdari aktualisht ndodhet në grumbullim me Kosovën, ku dje luajti në humbjen ndaj Cekisë në miqësoren e zhvilluar në Pragë.
Ndeshja e radhës luhet të dielën në “Fadil Vokrri” ndaj Andorrës.
Albian Hajdari deri më tani ka zhvilluar gjashtë ndeshje me kombëtaren e Kosovës, teksa synimi i radhës është kualifikimi në Kampionatin Evropian të vitit 2028./Arbresh.info
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...
Molliqaj kritikon Osmanin: Po fshehet pas Ibrahim Rugovës ng...
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait