Dy raste të vjedhjeve janë raportuar në Leposaviq brenda pak ditësh.
Rasti i parë është një vjedhje e rëndë që ka ndodhur në rrugën “Nemanjina” më 6 dhe 7 dhjetor në orët e mesditës.
Sipas raportit policor, dy persona të panjohur kanë përdorur forcë për të depërtuar në një lokal, nga ku kanë vjedhur një frigorifer, një arkë fiskale, xhama të dritareve, një nxehëse, karrige dhe një tavolinë.
Rasti i dytë është regjistruar më 1 dhjetor në rrugën “JNA”. Policia njofton se një i dyshuar pasi ishte larguar nga viktima, i ka marrë këtij të fundit një shumë parash. Hetimet për këtë incident janë në procedurë hetimore./Arbresh.info
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...
Të shtëna armësh në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së...
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave