Policia e Kosovës po heton dy raste vdekjesh të dyshimta që kanë ndodhur të mërkurën në Fushë-Kosovë dhe Rahovec.
Në rastin e parë, një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Fushë-Kosovë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është gjetur pa shenja jete, ndërsa vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Rasti i dytë ka ndodhur në Rahovec, ku një grua tjetër është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Edhe në këtë rast, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit, të dy trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për rrethanat e vdekjeve po vazhdojnë.
“Rr. Kadri Minushi, Fushë Kosovë 10.12.2025, 16:11. Është raportuar se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.
“Fsh. Ratkoc, Rahovec 10.12.2025, 10:30-11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është sjellë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”./Arbresh.info
Aksident me fatalitet në Lushnjë, vdes 43-vjeçari
Osimhen në “radarin” e Atleticos, në rast të lar...
Qeveria themelon Fondin e Kujdesit Shëndetësor dhe ndan mbi ...
Nafta edhe pak më lirë sot, çmimi bie për disa centë
Pati sezon fantastik me Celticun, Engels tërheq vëmendjen e ...
Rama krahason Zvërnecin me Costa Navarinon: Shqipëria do ta ...