Dy persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, pas vdekjes së një punëtori gjatë ditës së djeshme në Suharekë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Punëtori, 35-vjeçar, thuhet se është dërguar në emergjencën e Suharekës pa shenja jete. Ai dyshohet se ka marrë lëndime të rënda në kokë derisa po punonte.
“Suharekë 01.09.2025-14:30. Raportohet se në emergjencën e Suharekës është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet se viktima në vendin e punës në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime trupore. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit , dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar ne mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info
Vdes 35-vjeçari në vendin e punës në Mushtisht, u godit nga vinçi në kokë
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...
Ngarkohet sistemi, vijnë reduktimet e rrymës
Rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime, Elezi: Po zbatohen dy ...
U raportua se u përshkroi ilaçe të kafshëve fëmijëve autikë,...