Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona në Prishtinë kanë raportuar se gjersa ishin në vendin e tyre të punës, tre të dyshuar deri më tani të panjohur të armatosur me armë të gjata u kanë grabitur një sasi parash.
Në raportin e policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 02:28, në Prishtinë, përcjell Arbresh.info.
Tutje, në raport thuhet se lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.
“Prishtinë 06.09.2023 – 02:28. Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se gjersa ata ishin në vendin e tyre të punës, tre të dyshuar deri më tani të panjohur, dy prej tyre të armatosur me armë të gjata kanë grabitur një sasi parashë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...