Dy gra janë goditur nga vetura teksa po kalonin rrugën në zebra në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, shoferi që po drejtonte makinën është arrestuar ndërsa dy të lënduarat janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë / 10.01.2026 – 17:00. Dy viktimat femra kosovare (këmbësore) kanë pësuar lëndime trupore pasi janë goditur në vendkalimin e këmbësorëve nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
500 milionë euro të shpenzuara për asgjë, Liverpooli i Sloti...
Hamza takim me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Pu...
QKUK njofton se është rritur numri i pacientëve, sidomos në ...
EUROPOL thotë se ka shkatërruar një kartel ballkanik të drog...
Mendy, arma e fshehtë e Realit për përballjen e sezonit në M...
Kapet duke vozitur 182 km/h në autostradë, shoferit i ndaloh...