Tre persona kanë marrë lëndime trupore prej dy aksidente të cilat kanë ndodhur sonte në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Vragoli.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur për Arbresh.info se aksidenti i parë është shkaktuar rreth orës 22:10 mes dy automjeteve, ku lëndime trupore kanë marrë dy persona.
Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhë rreth orës 22:25 mes katër automjeteve, me ç’rast një person është lënduar.
Hoxha shtoi se policia është duke u marrë me të dy rastet.
“Policia e Kosoves, konkretisht njesiti per kontroll ne autostrade sonte ne oret e vona iu eshte pergjigjur dy rasteve te aksidenteve me lendime ne rr. Peje- Prishtine ne fshatin Vragoli. Aksidenti i pare eshte shkaktuar rreth ores 22:10, me 2 automjete te perfshira me dy persona te lenduar, ndersa aksidenti tjeter rreth ores 22:25 me 4 automjete te perfshira dhe nje person i lenduar. Policia eshte marr me keto raste te aksidenteve dhe hetimet lidhur me shkaktaret e ketyre aksidenteve jane ne proces nga njesitet kompetente policore.”, tha ai./Arbresh.info/
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...