Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Stamboll, vizitoi fabrikën e prodhimit të dronëve ushtarakë, Baykar, ku u prit nga drejtori ekzekutiv, Haluk Bayraktar dhe Drejtori i Teknologjisë, Selçuk Bayraktar.
Drejtori Haluk Bayraktar me anë të një postimi në “X”, ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për vizitën.
“Jemi të nderuar me vizitën tuaj. Teknologjia jonë e avancuar forcon aftësitë tona mbrojtëse dhe kontribuon në paqen dhe sigurinë rajonale. Së bashku, ne do të punojmë për mbrojtjen e paqes dhe për të nxitur partneritete të qëndrueshme”, ka shkruar ai.
Thank you, Prime Minister @AlbinKurti, for your visit. We are honored with your visit and proud to showcase the Kızılelma prototype. Our advanced UAV technology strengthens our defense capabilities and contributes to regional peace and security. Together, we will work for the… https://t.co/04RwDpVoGt
— Haluk Bayraktar (@haluk) June 3, 2024
Ndryshe, Zyra e Kryeministrit njoftoi po ashtu për vizitën e kryeministrit Kurti.
Në komunikatën për media thuhet se Kurti u njoftua për teknologjitë e reja që kjo kompani po zhvillon dhe pa nga afër prototipin e fluturakës luftarake pa pilot, Kizilelma.
LEXO EDHE:
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...
Arrestohet i dyshuari për mashtrim me tender të Policisë së ...
Basha dhe Malaj diskutojnë projektet infrastrukturore Kosovë...
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim