Gjykata Themelore e Mitrovicës, përkatësisht, dega në Vushtrri ka dënuar Agim Shahinin, që drejton Aleancën Kosovare të Bizneseve dhe vëllanë e tij Skënder Shahini me nga 18 muaj burg, por dënimi nuk do të ekzekutohet në afat prej dy vitesh nëse të pandehurit nuk kryejnë vepra tjera penale.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, datë 09.02.2017 e të cilin e posedon Klan Kosova të dy vëllezërit kanë dëmtuar qëllimshëm Bankën TEB në Vushtrri në vlerë prej 250 mijë eurosh.
TEB banka kishte ngritur aktakuzë në Prokurorinë publike të Mitrovicës në vitin 2012 se dy vëllezërit e kishin mashtruar bankën pasi që e kishin tjetërsuar pasurinë e kompanisë së tyre “Besarti Company” që e kishin lënë peng për të marrë një kredi në vlerë prej 250 mijë eurosh.
Poashtu pala e dëmtuar që në këtë rast është TEB BANK për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në Kontest civil.
I kontaktuar nga Klan Kosova Agim Shahini, që drejton Aleancen kosovare të Bizneseve ka thënë se nuk është në dijeni për këtë vendim.
Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del...
Martinelli afër largimit nga Arsenali, Arteta e do yllin e A...
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës
S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihe...
7 viktima nga vapa në Francë, vala e të nxehtit përfshin edh...
SPAK jep detaje për aksionin me anti-mafian italiane, arrest...