Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë mori vendim për shkarkimin e drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike, të cilët kishin shkelur Ligjin për Ndërmarrje Publike.
Ky vendim është marrë pas shkresës që zyra e kryeministrit kishte pranuar nga Agjencia Kundër Korrupsion, ku kërkohej të merren masa ndaj personave që janë emëruar nëpër borde, në kundërshtim me dispozitat ligjore.
Por, shumica e këtyre drejtorëve dhe anëtarëve të bordeve kanë lidhje me partitë politike, raporton lajmi.net.
Naser Canolli i shkarkuar nga Bordi i Drejtorëve në Aeroportin e Gjakovës, është anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, kurse ka qenë edhe nënkryetar i degës së PDK-së në Prishtinë.
Lidhje me politikën ka edhe Zenun Shala, gjithashtu i shkarkuar nga Haradinaj në Bordin e Drejtorëve të Aeroportit të Gjakovës.
Shala në vitin 2013 kishte kandiduar për kryetar të Junikut, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
E afërt me LDK-në është edhe e shkarkuar tjetër nga bordi në Aeroportin e Gjakovës, Brikenda Kryeziu.
Kjo e fundit ka qenë deputete e partisë së Isa Mustafës gjatë viteve 2004-2007.
Nexhat Dedia i cili me vendimin e fundit të Haradinajt u shkarkua nga bordi i drejtorëve në Ndërmarrjen Infrakos, është asambleist i PDK-së në komunën e Mitrovicës.
Edhe Musa Misini, i cili deri sot ka qenë në bordin e drejtorëve të Ndërmarrjes KOSTT ka lidhje me LDK-në.
Prej viti 2002 deri në vitin 2013 Misini ka qenë kryetar i degës së LDK-së në Viti. Kurse në zgjedhjet e vitit 2014 ka qenë edhe kandidat për deputet.
Që nga ardhja në pozitën e kryeministrit, Ramush Haradinaj e ka shkarkuar edhe Komisionin për Matjen e Territorit, Drejtorin dhe Bordin e Agjencisë për Akreditim, dhe së fundi shkarkoi edhe drejtor dhe anëtarë të bordeve nëpër Ndërmarrje Publike.
Sulmohen dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore në Han të Elezit, ka...
Vidhet një veturë nga servisi në Komoran, policia po heton r...
Policia gjen substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të D...
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...