Zyra për mbledhje dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Gjakovë, ka dorëzuar kontingjentin e nëntë të padive në Prokurorinë Speciale.
Më këtë rast Shkëndije Hoti tha se deri më tani kanë dorëzuar mbi 1000 dokumente, raporton arbresh.info.
“Sot i sollëm dokumentet. Në fillim u takuam me një personel të prokurorisë dhe jemi të kënaqur që Policia ka filluar të marrë në pyetje të dyshuarit. Deri tash kemi dorëzuar mbi 1000 dokumente të tilla. Në komunën e Gjakovës mungojnë ende mbi 70 persona. Ne kemi botuar një libër ku i kemi faktua të gjitha krimet në Gjakovë dhe i kemi dorëzuar edhe në gjykatat ndërkombëtare. Në këtë libër peticion kemi kërkuar edhe kompensimet”, thotë ajo.
Ndërsa Sanije Berisha nënë e një të vrari tha se është e lumtur që po bëhet diçka për të zhdukurit.
“Jam e lumtur që më në fund po bëhet diçka për të vrarët dhe të zhdukurit në Gjakovë”, u shpreh ajo./Arbresh.info/


Klubi i Serie A synon transferimin e Mërgim Vojvodës
Zyra e Presidentes: Ftesa drejtuar BE-së për vëzhgimin ndërk...
KFOR rrit gatishmërinë me stërvitje në Pejë
Dogana e Kosovës sekuestron mbi 3 mijë e 400 adapterë të fal...
Thirrjet fyese në protestë, Rama: Nëse ky është vizioni juaj...
Dispozita e ligjit për shtetësinë, Sveçla: Ka qenë pjesë e l...