Sot, njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve të tyre për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale (DPI), kanë realizuar një kontroll të targetuar tek një subjekt afarist në qytetin e Gjilanit.
Në njoftim thuhet se kontrolli është ndërmarrë si rezultat i konfiskimeve të mëhershme të mallrave me marka tregtare të falsifikuara, të cilat përbëjnë shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Gjatë këtij kontrolli janë identifikuar dhe sekuestruar rreth 400 artikuj tekstil, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë produkte që cenojnë markat tregtare të mbrojtura me DPI.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër falsifikimit dhe mbrojtjen e tregut nga produktet që cenojnë të drejtën e ligjshme të pronarëve të markave tregtare, duke kontribuar kështu në sigurinë ekonomike dhe mbrojtjen e konsumatorëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ra nga Ura e Moglicës, nesër i jepet lamtumira e fundit 67-v...
Man City fiton trofeun e Carabao Cup, mposht në finale Arsen...
Kroacia do të kufizon përsëri çmimet e karburantit dhe energ...
Protesta e opozitës/ Hidhen molotovë dhe fishekzjarre drejt ...
Kancelari Merz i dërgon letër Kurtit, kërkon avancim në dial...
Fitorja e 16 radhazi për Trepçën, kampionia e mposht lehtësi...