Dogana e Kosovës, ka realizuar një ndalim të suksesshëm të mallrave me markën tregtare “Apple”, të cilat dyshohen se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit të detajuar, janë ndaluar 2,000 copë mbushës telefoni dhe 20 ora të mençura (smartwatch) që bartnin shenjat dalluese të markës “Apple”.
“Ky veprim është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Doganës së Kosovës për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, luftimin e mallrave të falsifikuara, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve të ligjshme në tregun e vendit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...
Haxhiu mbështet Osmanin: Presidenti të zgjidhet nga populli
Qeveria mbajti mbledhje elektronike, merren disa vendime
Maqedonci: Ëndrra e Adem Jasharit për shtet dhe ushtri, ësht...
Bora rinovon kontratën me trajnerin Zoran Kašćelan