Dogana e Kosovës njofton se është identifikuar një sasi e konsiderueshme e mallrave të llojit mbathje sportive për meshkuj në ZBD Aeroport – Cargo, të cilat bartnin shenjat dalluese të disa prej markave më të njohura ndërkombëtare.
Gjatë ekzaminimit të detajuar, është verifkuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).
“Në përputhje me dispozitat ligjore dhe procedurat e parashikuara në Kodit Doganor dhe të Akcizës (KDAK), mallrat e konstatuara si të falsifikuara janë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar nën mbikëqyrjen e zyrtarëve doganorë”, thuhet në njoftim.;
Ndaj subjektit përgjegjës janë ndërmarrë masat ligjore përkatëse, të parapara me legjislacionin në fuqi, për përfshirje në tregti të ndaluar dhe cenim të pronësisë intelektuale./Arbresh.info
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...