Dogana e Kosovës ka njoftuar se me 2 nëntor rreth orës 19:50 ka identifikuar një automjet me targa vendore duke kaluar ilegalisht nga Maqedonia e Veriut në territorin e Kosovës gjatë ditës së shtunë.
I njëjti është ndaluar dhe gjatë kontrollit në automjet kishte pasur të ngarkuara mallra si në vijim:
“Filtera për cigare Grand 55 pako x10000 cope filtera gjithsej 550000 copë , 101 pako me arra X 10 kg gjithsej 1010 kg, 120 pako me (bambusa) kikirika X 6 kg gjithsej 720 kg”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Sipas doganës, vlera e mallit sipas tregut është mbi 25 mijë euro.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor./Arbresh.info/
Inter Miami jep detaje nga lëndimi i Lionel Messit
Hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik, intervistohet nj...
Maresca pasues i Guardiolës, zbulohen detajet e kontratës
Iraola favorit për ta zëvendësuar Allegrin, zbulohen detaje ...
Netanyahu: Izraeli do të intensifikojë sulmet ndaj Hezbollah...
Policia në Drenas arreston të dyshuarin për vrasje në tentat...