Dogana e Kosovës, ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e saj për vlerësimin e dhënë nga Organizata Botërore e Doganave (WCO) për pjesëmarrjen aktive dhe kontributin në Operacionin TENTACLE 2024.
“Ky operacion ndërkombëtar, i fokusuar në luftën kundër krimit transnacional, trafikimit të paligjshëm dhe financimit të terrorizmit, ka luajtur një rol kyç në forcimin e sigurisë globale. Përmes veprimeve të koordinuara, shkëmbimit të informacionit dhe zbatimit të masave parandaluese, Dogana e Kosovës ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në identifikimin dhe ndalimin e rrjeteve kriminale”, njofton Dogana.
Ky vlerësim nga WCO është një dëshmi e punës së palodhshme dhe përkushtimit të Doganës së Kosovës për forcimin e integritetit, transparencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të kontribuar në sigurinë kufitare dhe për të mbrojtur shoqërinë nga kërcënimet kriminale, duke bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë për një tregti të sigurt dhe të ligjshme./rtk
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës