Rreth 2.5 milionë euro do të kushtojë buxheti për dixhitalizimin e parkingjeve në kryeqytet.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info kryeshefi i ndërmarrjes “Prishtina Parking”, Sokol Havolli.
Sipas tij, ky projekt do të përfshijë instalimin e tabelave të mençura, shtyllave “Smart” dhe senzorëve tokësorë.
“Tabelat e mençura shtyllat e mençura, senzorët tokësor të vendosur në parkingje si dhe tabelat e tjera që furnizohen me informacion nga senzorë të ndryshëm janë pjesë e projektit për digjitalizimin e parkingjeve dhe hapësirave publike në kryeqytet. Ju japin informacion qytetarëve qoftë me numrin e lirë të vend parkingjeve ku ndihmon edhe në reduktimin e trafikut. Përveç këtyre tabelat e mençura tregojnë edhe një varg informacionesh për qytetarët supozoj shpejtësinë e frymës, drejtimin frymës, temperaturën në kryeqytet, rrezet ultraviolet, nivelin e të reshurave të gjitha këto që shërbejnë për përmisimin e përgjithshëm në kryeqytet. Kjo nënkupton që në të gjithë kryeqytetin do të vendosin 2000 senzorë tokësor do të vendosen 45 shtylla të mençura. I gjithë ky projekt ka kushtuar 2.5 milion euro”, thotë ai.
Sipas tij, tabelat e mençura do të prekin të gjitha pjesët e kryeqytetit, ku fokusi do të jetë kryesisht në zonat me intensitet më të lartë.
“Tabelat e mençura prekin të gjitha pjesët e kryeqytetit natyrisht fokusi është në zonat me intensitet më të lart të trafikut që nënkupton zona e parë e kryeqytetit, ndërsa pjesa e senzorëve shpërndahet në hapësira që menaxhohen nga “PrishtinaParking”, pohon ai.
Havolli theksoi se deri më tani janë vendosur 700 senzorë dhe pritet të arrihet numri prej 850 brenda disa ditësh.
“Deri më tani ne kemi vendosur 700 senzorë tokësor dhe mendoj që brenda pak ditësh kryhen edhe numri i përgjithshëm prej 850 senzorëve dhe deri në fund të vitit shpresojmë që i gjithë qytetit të jetë funksional”, përfundon ai.
Ai shpreson që deri në fund të vitit, të gjithë sistemi të jetë plotësisht funksional, duke ofruar përfitime të ndjeshme për qytetarët e Prishtinës./Arbresh.info./Edona Krasniqi/
The Guardian largohet nga platforma X e Elon Musk
Facebooku mbetet rrjeti social më i popullarizuar në botë
Vrasja e dyfishtë në Klinë, Elezaj: Na tronditi e preku thel...
Rikthehet makthi i motit të keq në Spanjë, evakuohen mijëra ...
Theret me thikë 24-vjeçari në Gjilan, dërgohet në QKUK
Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit t...