Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka përkujtuar 18-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shprehur respektin më të lartë për aktin themeltar që ka përcaktuar drejtimin, vlerat dhe rendin demokratik të Republikës së Kosovës.
“Këtë ditë e përkujtojmë si një moment reflektimi mbi rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetndërtimit dhe konsolidimit demokratik, duke nderuar sakrificën dhe përkushtimin e brezave që e bënë të mundur këtë realitet. Në këtë frymë, riafirmojmë përkushtimin e palëkundur për forcimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e të drejtave dhe ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme, në shërbim të qytetarëve dhe dinjitetit të Republikës së Kosovës”, tha Rama./Arbresh.info
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!