Policia sot gjatë patrullimit në Malet e Sharrit, në rrugën për në Luboten, ka hasur një automjet tip xhip me rimorkio të ngarkuar me drunj të prera ilegalisht.
N; njoftim thuhet se pavarësisht sinjaleve të policisë për ndalim, personat e dyshuar kanë vazhduar lëvizjen, më pas në një rrugë malore kanë shkarkuar disa drunjë për të penguar policinë, i kanë vënë zjarrin automjetit xhip dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë, komandanti i stacionit policor, një njësi e NJRSH dhe janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar ‘Sharri’”, thuht në njoftim.
Policia shton se janë ndërmarrë veprime hetimore dhe është në proces identifikimi i të dyshuarve./Arbresh.info/
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...