Një vilë dhe një objekt banimi janë përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Brezovicë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
Veseli tha se nga ky zjarr nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 15:11 kemi pranuar një informatë se në zonën e Brezovicës ka shpërthyer një zjarr, i cili ka përfshirë një vilë dhe një objekt banimi. Lidhur me zjarrin, është njoftuar Njësia e Zjarrfikësve, ndërsa një patrullë policore ka dal menjeher në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për lëndime në njerëz”, ka thënë Veseli./Arbresh.info
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%