Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar dëshminë e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se dëshmia e Rubin është pasqyra më e qartë e historisë së re të Kosovës.
“Në momentet kur janë qarë epokat, në ditët kur ne si popull kapërcyem shekujt brenda pak ditësh, nuk ishim vetëm. Nuk do të mundnim vetëm. Por ia dolëm, sepse patëm lidership të mençur, që ditën të krijojnë miq edhe në rrethana lufte e okupimi. Dëshmia e Rubin sot në Hagë është pasqyra më e qartë e historisë sonë të re. Është dëshmi e lidhjeve që ndërtuam, e besimit që fituam dhe e rrugës së drejtë që zgjodhëm si popull”, ka shkruar Çitaku.
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...