Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka dënuar ashpër sulmin që avokati Tomë Gashi, i bvëri një lypësari në shesh të Prishtinës.
Valdete Idrizi, videon që ka qarkulluar në rrjete sociale të avoktit kosovar I ka quajtur tronditëse, derisa ka thënë se pse s’ka reaguar asnjë institucion deri më tani.
Ky është postimi i deputetes Idrizi:
Tronditëse, deri në palcë, janë pamjet ku avokati i Qeverisë Kurti dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi, mu në Sheshin Nëna Tereze në Prishtinë, shkelmon pamëshirshëm, me shfrenim, një njeri në nevojë, i cili ishte ulur në rrugë dhe kërkonte lëmoshë.
Sa më ka shqetësuar vrazhdësia dhe poshtërsia e avokatit të LVV-së, po aq më ka tronditur mungesa e reagimit nga vet LVV e cila, së paku publikisht, ka thënë se promovon barazinë dhe politikat sociale.
Pastaj, ku është reagimi dhe distancimi nga Ministria e Drejtësisë, ku është reagimi i Avokatit të Popullit, ku është reagimi i KMLDNJ-së e OJQ-ve të tjera? Askund! Askush!
Nuk po e kuptoj heshtjen e tyre. A vjen na frika apo nga lakmia për të përfituar nga pushteti dhe pushtetarët?!
Turp të qoftë Tomë Gashi. Ndonëse, e ke dëshmuar se ti nuk turpërohesh për asgjë.
Real Madridi sytë nga mbrojtësi i Chelseas
Blinken: Milorad Dodik – në rrugën autoritare të Putinit
Presidenti austriak në Shkup: Mos humbni kohë, ndryshoni Kus...
Konjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres...
Kthehen përkohësisht temperaturat e ngrohta, ky është parash...
Çeku: Mund edhe të bëhet Zajednica, por menjëherë shkon në K...