Deputetja e PDK-së propozon Edita Tahirin si kandidate për presidente të Kosovës

07:44 | 6 Dhjetor 2020

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, u sugjeron pjesëmarrësve të debateve televizive që në listën e të propozuarve për president të vendit ta fusin edhe Edita Tahirin.

Sipas saj, propozimi i Tahirit për të paren e shtetit e bën listën edhe më interesante.

Këtë fundjavë vendosa ta pasuroj listen imagjinare per PRESIDENT/E të Kosovës.

Shpresoj që studiot televizive ta kenë parasysh që ta fusin në skenarin e tyre edhe Edita Tahirin pse mos mi ba listen ma interesante.

Ani kur po thojnë me u marrë vesh lideret mes veti kujna i takon Presidenti.

Folni kapak edhe me deputet se po harroni qe ata kanë me votu për President😉.

#Kosova #Presidentja #Presidenti #zgjedhjet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara