Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se nuk sheh përplasje ndërmjet presidentit Thaçi dhe kryeministrit Hoti.
Kjo deklaratë e deputetes Bunjaku-Rexhepi vjen pas ashpërsimit të fjalorit të presidentit Thaçi kundrejt kryeministrit Hoti lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Nuk po e shoh si përplasje, por si kritikë nga Thaçi për Asociacionin. Përgjigjen më të mirë e ka dhënë kryeministri i cili tha se nuk do të dikustohet për Asociacionin, por për një marrëveshje që na shpie drejt zgjidhjes përfundimtare”, ka thënë ajo, në RTK.
Duke folur për kërkesën e presidentit që të Kuvendi i Kosovës ta miratojë një rezolutë që ndalon bisedimet për Asociacionin, deputetja e LDK-së thotë se Kuvendi ka nxjerr shumë rezoluta, por ato nuk janë zbatur.
“Kryeministri e ka Kushtetutën dhe në bazë të saj ai do të veproj. Jam shumë e bindur që asnjë kryeministër, e as zoti Hoti nuk e shkelë Kushtetutën me vetëdije. Dhe kur të vije deri tek marrëveshja përfundimtare ajo duhet të vije në Kuvendin e Kosovës për miratim. Besoj që kjo marrëveshje shpejt do të vije. Sa i përket këtyre takimeve, ato janë teknike dhe janë takime të bisedimeve më tepër ekonomike”, ka shtuar deputetja.
“Po them edhe një herë, nuk ka përplasje ndërmjet Thaçit dhe Hoti. Presidenti mund ta jap mendimin e tij”, thekson Bunjaku-Rexhepi.
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...