Listës së personave që iu është verifikuar pasuria, iu janë shtuar edhe deputetët e rijnë që për herë të parë janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Ndonëse emër jo shumë i njohur për publikun dhe e re në moshë, Rrezarta Krasniqi, deputet e LDK-së, duket se qëndron mirë me pasurinë që ajo posedon, shkruan arbresh.info.
Në Agjencinë kundër Korrupsionit, ajo ka deklaruar një shtëpi me sipërfaqe 150m2, në vlerë prej 90 mijë eurove, që është trashëgimi nga prindërit.

Krasniqi po ashtu, para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ka 540 euro.

Ndërsa, të hyra vjetore që i ka nga Kuvendi i Kosovës si deputete, ka 1.400 euro, ku ndër të tjera ka shënuar se këto para ende nuk i ka pranuar si pagën mujore, por sipas saj duhet të jetë përafërsisht 1400 euro./E.Ballazhi/Arbresh.info

Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...