Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe deputetja britanike, Alicia Kearns, ka pritur sot në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kearns me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se Britania e Madhe duhet të qëndrojë pranë partnerëve të saj duke shtuar se takimi me kryeministrin Kurti ishte produktiv.
Ajo ka thënë se ka diskutuar edhe për përshkallëzimin e situatës në veri të vendit teksa ka theksuar se “Kosova ia vlen të mbrohet”
“Duhet të qëndrojmë krah partnerëve tanë. Ishte shumë produktiv takimi me Kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes, për të diskutuar se si të de-përshkallëzohet situata, kthimi i tre policëve të rrëmbyer kosovarë, mbështetja e komunitetit serb në Kosovë dhe milicia e mbështetur nga Beogradi”, ka shkruar Kearns./Arbresh.info/
Kosovo is worth protecting.
We must stand by our partners, & it was very productive to meet with Prime Minister @albinkurti this morning to discuss:
– How to de-escalate tensions
– Return of abducted Kosovar police
– Support to Kosovo Serb communities
– Belgrade backed Militia pic.twitter.com/xJvnNeAdyT— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) June 26, 2023
45 minuta të çmendur në “Allianz Arena” – pesë gola të shënu...
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...