Kreu i komisionit parlamentar të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun thotë se krijimi i Shqipërisë së Madhe është një proces i pakthyeshëm.
Sipas tij, kjo do të ndodhë në një formë ose në një tjetër, njofton Klan Kosova.
“Ky është një vlerësim realist gjeopolitik, në interes të vendeve perëndimore, që nuk e kundërshtojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe”, thotë ligjvënësi serb nga radhët e partisë qeverisëse, SNS.
Drecun deklaroi se çdo gjë që ndërmerr Shqipëria, bëhet për të marrë territorin e Serbisë, teksa e cilësoi krijimin e Shqipërisë së Madhe një akt jocivil dhe destabilizues.
Siç shkruan Tip-Channell, ligjvënësi serb gjithashtu thotë se Serbia duhet të mbështetet te Rusia, kur bëhet fjalë për trajtimin e çështjes së Kosovës.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...