Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në rrugën B është dëmtuar kutia elektrike e ndriçimit publik, duke shkaktuar probleme në funksionimin e ndriçimit në atë pjesë të qytetit.
Sipas njoftimit, ky dëmtim ka ndodhur qëllimisht, shkruan Arbresh.info.
“Ekipet e mirëmbajtjes së ndriçimit publik janë njoftuar menjëherë dhe do të ndërhyjnë për ta rregulluar dëmtimin sa më shpejt që të jetë e mundur. Kryeqyteti e dënon çdo veprim të tillë që dëmton pronën publike dhe cenon sigurinë e qytetarëve.”, thuhet në njoftim.
Komuna ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës për procedurat e mëtejshme.
“Ftojmë qytetarët që të raportojnë raste të ngjashme, në mënyrë që të reagojmë sa më shpejt.”, thuhet tutje./Arbresh.info
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...
Bie turizmi, pasiguria ndikon tek të huajt, operatorët të sh...
Netanyahu po përgatiste një sulm të rëndësishëm ndaj Iranit ...