Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Gregory T. Delawie.
Duke i uruar mirëseardhje ambasadorit Delawie, zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë marrëdhënie të veçanta dhe se këto raporte mes dy shteteve vetëm se do të forcohen edhe më tutje.
“Kemi pasur dhe gjithmonë do të kemi bashkëpunim të shkëlqyer me SHBA-në, me të cilën gëzojmë marrëdhënie jashtëzakonisht miqësore”, theksoi zëvendëskryeministri Thaçi.
Zëvendëskryeministri Thaçi e njoftoi ambasadorin Delawie për të arriturat e fundit që ka shënuar Kosova, për projektet që vendi ka para vetes, me theks të posaçëm në investimet në ekonomi dhe siguri por edhe për sfidat me të cilat po përballet Kosova.
Ambasadori amerikan Delawie u shpreh i gëzuar që do të shërbejë në Kosovë dhe u zotua se do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me Kosovën.
Dispozita e ligjit për shtetësinë, Sveçla: Ka qenë pjesë e l...
“Banka Zhvillimore po bëhet”, Hekuran Murati nënshkruan një ...
Sot në Tiranë protestohet kundër projektit të Zvërnecit, Ram...
Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Japonia fillon heqjen e karburantit bërthamor nga reaktori i...
Shoferët me lehtësira të reja, hyn në fuqi udhëzimi për CKP-...