Ministri i Punëve të Jashmte, Ivica Daçiq, ka thënë sot se është i bindur se komuniteti ndërkombëtar do të respektojë qëndrimin e Serbisë, kundër formimit transformimit të FSK-së në ushtri të Republikës së Kosovës.
Madje ai ka folur edhe në emër të NATO-së, duke thënë se ata i kanë dhënë një garanci se ushtria e Republikës së Kosovës nuk do të ketë drejtë të operojë në veri të Kosovës pa miratimin e KFOR-it.
Këto deklarime Dacic i ka bërë gjatë një konference të quajtur “Sfidat e sigurisë për Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që të normalizohen raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Shefi i diplomacisë serbe shpreson se misioni i NATO-së dhe KFOR-it do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.
“ Kam besim që pozicioni ynë kundër transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës”, ka përfunduar Dacic, shkruan mediumi serb ‘telegraf’.
Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka miratuar tre projektligje të rëndësishme për transformimin e FSK-së në ushtri. Një gjë e tillë ka nxitur reagime të shumta në serbi.
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...