Dje në Veternik ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, katër të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave që kanë qenë punëtorë të një kompanie për bartjen e parave.
Një nga viktimat dhe një nga të dyshuarit kanë mbetur të plagosur.
Të dyshuarit tjerë kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur.
Dy të plagosurit gjatë grabitjes e armatosur në Veternik janë në gjendje të rëndë
Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri me një karikator dhe pesë fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“GRABITJE E ARMATOSUR – Prishtinë 17.03.2025-10:26. Është raportuar për një rast grabitje në parkingun e një qendre tregtare, ku katër persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë punëtorë të kompanisë për bartjen e parave. Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga viktimat i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë, si dhe një i dyshuar. Të dyshuarit tjerë kanë ikur me një veturë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit me një karikator dhe pesë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Gjuriq e takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu s’është për nj...
Shkon në Malësi të Madhe – Adion Puka kërkon ‘do...
Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së
Kryeministri Kurti u prit në parlamentin e Nordrhein-Westfal...
Mimoza Ahmeti flet për partnerin: 8 vite sakrifica të llahta...
Dy shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës në Bundes...