Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, thotë se Kosova është e izoluar, sanksionuar dhe e përjashtuar, derisa Serbia ditë më parë nënshkroi një marrëveshje me SHBA-të për investime strategjike në fushën e energjetikës.
Ajo ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e tij.
Çitaku këtë deklaratë e bëri në një postim në Facebook, raporton Arbresh.info.
“Nuk na ka faj kërkush. Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Borelli i keq, Greneli i keq, Lajcak i keq, Merkel e keqe, Scholz i keq, Macroni i keq, Rama i keq. Krejt na kanë faj. A po Albin? Vetëm ti e ke mirë. Ti edhe kush? Kush janë aleatët e tu Albin? Se pa aleatë nuk mundet as Amerika. Albin Kurti, Kosova është ma e madhe dhe më e rëndësishme se egoja jote. Mashtrimit tënd po i vie fundi”, shkruan Çitaku./Arbresh.info/
Postimi i plotë:

Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...