Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për “Arbresh.info”, në lidhje me debatin e fundit për shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh.
Për korrigjimin e kufijve me Serbinë, Haziri thotë se zgjidhja më e mirë do të ishte interpretimi i kufijve të vitit 1956.
“Kufijtë e Kosovës në vitin 1956 janë zgjidhje edhe për Kosovën edhe për Serbin. Ne në Vjenë jemi pajtuar që Kosova ta shpall pavarësinë me këta kufij, por po shihet se është lëkurë e ngushtë për Kosovën dhe për Serbinë të cilët po pretendojnë me i ndreq marrëdhëniet me ne dhe ata kanë problem me ne për luftën dhe të pagjeturit. Është problem që nuk zgjidhet brenda nate. Korrigjim me kufijtë e vitit 1956 e garanton Mitrovicën, Zveqanin deri në Bistricë dhe i largon vetëm disa fshatra si Leposaviqin. Nuk e di a është keqinterpretua deklarata e Presidentit. Por unë në vitin 2011 e kam paraqit si opsion për Luginën e Preshevës është kufiri i vitit 1956 e cila do ta kthejë Luginën në Kosovë. Ky proces është në dialog dhe duhet të dy palët mu pajtu dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB vetëm nëse rusët e pranojnë çdo zgjidhje që del nga dialogu”./V.Selimi/Arbresh.info/
Haxhiu priti në takim Federatën e Kickbox-it të Kosovës
Vuçiq sulmon Kurtin: Ka dalë për gjueti ndaj serbëve në Koso...
Vjedhje e rëndë në Gjilan, hajnat thyejnë qendrën tregtare d...
Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, trupi dërgohet...
Raportohet zhdukja e një gruaje në Obiliq, Policia nis hetim...
Vjedhje në Prishtinë, thyhet aparati i parkingut dhe merren ...