Byroja Kosovare e Sigurimit ka njoftuar mbi policat e re të sigurimit në kompaninë “Siguria”.
Sipas BKS-së, në pjesën e sipërme të policës është vendosur një QR Code i cili do të mundësojë lidhjen direkte me të dhënat që kanë të bëjnë me kushtet e policës, ligjet dhe rregulloret, e kështu me radhë.
Byroja ka publikuar edhe një mostër se si duket kjo policë, ku ndër të tjerash, duhet japur të dhënat personale dhe ato të veturës.
“Kjo është polica e re e sigurimit e kompanisë së Sigurimeve “SIGURIA”. QR Code e vendosur në pjesën e sipërme të policës të lidh direkt me sistemin INSUREX, deri sa QR Code I vendosur në fund të policës ju dërgon të dhënat që lidhen me kushtet e polices, ligjet e aplikueshme, rregulloret, vendimet… etj. Ndryshimi i policave është pjesë e reformave dhe zhvillimeve të reja që mundëson sistemi i ri INSUREX i cili është pronë e Byrosë Kosovare të Sigurimit” ka thënë BKS./arbresh.info/
;
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri