Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, mbrëmë ka thënë se nëse do të ishte në garë me kryetarin e tanishëm të Podujevës, Shpejtim Bulliqin, do ta kishte mposhtur.
Këto komente, Veliu i bëri gjatë qëndrimit të tij në Gjermani ku ka zhvilluar takime me CDU-në gjermane, ku nga atje po pretendon se është edhe kryetar i degës së LDK-së në Podujevë, ndonëse një gjë të tillë zyrtarisht ia ka mohuar vetë Lumir Abdixhiku.
“Unë Shpejtim Bulliqin sa herë të dal në garë me të, jam i bindur se e mundi”, ka thënë Veliu, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, pas këtyre deklaratave ka reaguar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili i tha Veliut se së pari ai duhet të fitojë brenda LDK-së e pastaj të matet me të.
“Po mirë, ai mundet me besu se më mund, unë skam asgjë kundër do të ia jepja shancin patjetër të garonte kundër meje me pa a më mund apo jo, por, më vjen keq që Veliu së pari duhet të fitojë brenda LDK-së në Podujevë e pastaj të matet me mua”, është shprehur Bulliqi për “Presheva Jonë”.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata