Ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se ai është propozuar nga nëndegët gjashtë herë, por se Kryesia e degës e ka larguar nga lista atë.
“Sigurisht që brenda LDK-së kemi edhe individë të tillë, idhnakë të tillë të cilët në një moment që ju krijua mundësia, e shfrytëzuan rastin e u hakmorën ndaj meje. Por, me këtë besoj se nuk ka humbur Shpejtim Bulliqi, por ka humbur Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë ai.
Për tÇu futur në listë, Bulliqi thotë se ka pas oferta nga të gjitha subjektet tjera.
“Të gjitha subjektet më kanë bërë kërkesë. I vlerësoj të gjitha barabartë. Bile, ditën e fundit, ndoshta deri në ora 11:00, ka pasë kryetarë subjektesh, udhëheqës të atyre subjekteve ose kandidatë të nominuar për kryeministër që i kanë lënë listat e hapura deri në momentin e fundit, që unë t’ju bashkohem”, tha ai.
Bulliqi thotë se kandidimi i Avdullah Hotit nuk ka qenë më i miri, por që e përkrah, ndërsa shprehet se LDK duhej të orientohej me Vetëvendosjen.
“Me Vetëvendosjen LDK-ja nuk kish humb asgjë. Mendoj që investimi më i madh i LDK-së do të ishte i orientuar ka VV-ka e jo nga dy subjektet politike që nuk kanë më shumë se një autobus njerëz”, tha ai.
Ai tha se shpreson që LDK do t’i fitojë zgjedhjet, parti ku do ta vazhdoj edhe më tutje të ofrojë angazhimin politik. /Arbresh.info/
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...