I pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thurur lavde të mëdha për bashkëpartiakun e tij, kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Gjatë një interviste për Arbresh.info, Bulliqi ka vlerësuar lartë punën e Qeverisë Kurti, duke shtuar se është një qeveri stabile, e cila sipas tij, po bënë përpjekje ta bëjë punën e vetë në mënyrën më të mirë.
“Mendoj që qeveria në radhë të parë është një qeveri stabile që po bënë përpjekje ta bëjë punën e vetë në mënyrën më të mirë. Kemi një varg rezultatesh nëpër resorë të caktuara, nëpër ministritë e Kosovës.
Duke e cilësuar një nga sukseset e kësaj qeverie, kryetari i Podujevës përmendi realizimin e rrugës Prishtinë- Podujevë, ku tha se qeveritë e kaluara nuk kanë pasur gatishmërinë për realizimin e këtij projekti.
“Dhe përkundër faktit që shumë qeveri deri tash nga pas lufta kanë kalu, asnjëra prej tyre nuk ka pas gatishmërinë që të marrë seriozisht realizimin e këtij projekti të rëndësishëm jo vetëm për qytetarët e Podujevës por edhe ata të Kosovës. Po shohim që kjo qeveri e ka marrë me seriozitet dhe është një projekt i cili po vazhdon me intensitet që është planifiku dhe po shpresoj që ndoshta fundi i këtij viti do të jetë finalizimi i tërësishëm i këtij projekti”, u shpreh Bulliqi ndër të tjera gjatë intervistës./Arbresh.info/Kujtesa Berisha/
LEXO EDHE:
Intervistë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...