Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se vetëm përmes dialogut dhe kompromisit mund të arrihet një zgjidhje e përhershme lidhur me Kosovën dhe “pa këtë [zgjidhjen e çështjes së Kosovës] nuk ka stabilitet as investime”.
Kryeministrja serbe, siç transmetojnë mediat serbe, duke folur në Forumin Ekonomik Delphi në Athinë vuri në dukje se Marrëveshja e Prespës është një shembull për Serbinë dhe Kosovën.
Brnabiq deklaroi se nuk e kupton se pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e konsideron dialogun me Serbinë prioritet kryesor për Kosovën, transmeton Telegrafi.
“Beogradi është duke pritur për vazhdimin e dialogut, por ‘topi është në anën e Prishtinës’”, tha Brnabiq, duke shpresuar se konfirmimi i datës së re të takimit [Kurti-Vuçiq në Bruksel] do të mbërrijë së shpejti.
“Dialogu është shumë i vështirë, i cili ka nevojë për liderë të guximshëm, por është mënyra e vetme për të ecur përpara. Sa më shpejt të vazhdojmë dialogun, aq më mirë për të gjithë në rajon”, tha Brnabiq.
“Unë e di që prosperiteti i vendit tim është i pamundur pa prosperitetin e të gjithë rajonit. Kjo është arsyeja pse për mua, si kryeministre e Serbisë, përparimi i të gjithëve në rajon është po aq i rëndësishëm sa edhe përparimi i vendit tim “, tha ajo.
“Marrëveshja e Prespës është një shembull i mirë si shpresojmë ne të zgjidhen gjërat me Prishtinën”, theksoi Brnabiq.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...