Mbretëria e Bashkuar ka mirëpritur emërimin e Mirosllav Lajçak si Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.
Në një njoftim për media Britania e madhe thotë se mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian si një rrugë për të arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, shkruan portali arbresh.info.
Tutje ky shtet mik i Kosovës ka kërkuar që marrëveshja të bëhet duke respektuar integritetin territorial.
“Mbretëria e Bashkuar mirëpret emërimin e Mirosllav Lajçak si Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur prej kohësh Dialogun e lehtësuar nga BE si rrugë për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme për normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për të siguruar përparim drejt anëtarësimit në BE. Mbretëria e Bashkuar vazhdon, si pjesë e një qasjeje të unifikuar ndërkombëtare, për të mbështetur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, duke respektuar integritetin territorial, i cili është i pranueshëm për qytetarët e të dy vendeve dhe do të japë përfitime afatgjata për ta dhe për të gjithë rajonin”, thuhet në kumtesë./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...