Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit.
Me ftesë nga Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, ai do të udhëheqë delegacionin nga Republika e Kosovës në një takim të përbashkët ku do të diskutohet mbi Planin për Rritje (Growth Plan), përcjell Arbresh.info.
“Republika e Kosovës do të prezantojë e diskutojë me BE-në mbi fushat dhe projektet prioritare në agjendën tonë të reformave.”, thuhet në njoftim.
Delegacioni i Kosovës përbëhet dhe nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu./Arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...