Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në një takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Në këtë takim, u bisedua mbi forcimin e bashkëpunimit, potencialin për zhvillim të Kosovës dhe mundësitë që vendi ynë ofron për investim, shkruan Arbresh.info.
Ambasadori Kolly nga ana e tij veçoi sektorin e TI dhe suksesin e Kosovës në këtë drejtim.
“Bisedat miqësore mes zëvendëskryeministrit Bislimi dhe ambasadorit Kolly, kanë qenë të shpeshta e të frytshme.”, thuhet në njoftimin Zyrës së Kryeministrit.
Edhe në këtë takim lamtumirës ata e vlerësuan njëri tjetrin për gatishmërinë për bashkëpunim dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes shteteve tona.
Duke i uruar suksese të mëtejme në angazhimet e radhës, Bislimi e falënderoi ambasadorin për kontributin e tij dhe ritheksoi se Zvicra mbetet partnere e rëndësishme me të cilën ndajmë vlera të përbashkëta./Arbresh.info


Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...